Vera nuk ka mbaruar ende për reperin e njohur me emrin Cosman. Në fakt, edhe pse pjesë e labelit të famshëm Babastar, ai u bë më i njohur falë lidhjes së tij me Tunën, një artiste e konfirmuar prej vitesh në muzikë. Duket sikur Tuna dhe Cosman ishin dy gjymat ideale, të cilat po të bashkoheshin, do të arrinin supersuksesin dhe superfamën.
Tuna, këngëtarja nga Maqedonia, kishte prezantuar në publik kryesisht krijime serioze, të denja për ekrane festivalesh. Mjafton të kujtosh një baladë aq të bukur si “Bileta”. Një zë i bukur dhe performancë në stilin MTV, e bënë Tunën shumë të pëlqyer në publik. Por, mbase për të nuk mjaftonte.
Ajo donte më shumë famë, e cila arrihet me një muzikë më komerciale. Dhe e gjeti çelësin, bashkëpunimin me një reper, një formulë që ishte eksperimentuar nga të tjerë këngëtarë para saj, ku falë bashkëpunimeve me një reper kishin arritur supersukses.
Por Tuna shkoi edhe më tej, sepse me Cosman ajo krijoi edhe lidhje sentimentale. Këngët komerciale, klipet provokuese dhe supererotike, si dhe lajmet e vazhdueshme mbi jetën e tyre dhe historinë e dashurisë, i siguran çiftit vëmendjen e duhur, por edhe shumë kërkesa për koncerte.
Pushimet në Dhërmi kanë qenë gjithashtu të zakonshme për çiftin Tuna dhe Cosman. Vitet e fundit “Panorama Plus” ka sjellë fotot nga Dhërmiu dhe hoteli ku ata pushonin. Për fansat që e ndjekin, të gjithë e dinë se me çfarë po merret Tuna tani. Ajo është lumturisht e martuar dhe ka sjellë në jetë një djalë. Natyrisht që këtë lumturi ajo e ndan edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ndërkohë që po përgatit një rikthim të fuqishëm në muzikë. Por ja ku kemi lajme edhe për Cosman.
Ata ai është fotografuar në Dhërmi pak ditë më parë me një vajzë bjonde të panjohur. Nuk ka preferuar që të lëvizë shumë me të. Madje, edhe xhiron me motorin e ujit e ka bërë vetëm. Por ajo që na bën përshtypje është se ai është akomoduar në të njëjtin hotel ku qëndronte dikur me Tunën. Presim të mësojmë më shumë se kush është e zgjedhura e re akoma e panjohur e Cosman.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al