24 Maj, 2022

Courtney Love pendohet për mbështetjen që i dha Johnny Depp: Bëra gabim, nuk dua të…


Courtney Love ka kërkuar falje për deklaratat e saj në lidhje me gjyqin për shpifje mes Johny Depp dhe Amber Heard.

Përmes një postimi të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja e Hole, edhe pse në mënyrë indirekte, foli me pendesë për videot që u postuan më herët në llogarinë e mikes së saj Jessica Red Kraus.

“Unë u angazhova në shprehjen e mendimeve në internet. Platforma postoi aksidentalisht një video që nuk e doja publike (jam e sigurt se nuk ishte e qëllimshme)”, shkroi Love në mbishkrimin pranë një postimi në të cilin ajo shihet duke shëtitur qenin e saj.

“A ishte një shprehje e mirëfilltë mbështetjeje për dikë që ka qenë një prani e mrekullueshme në jetën tonë?” shtoi ajo, duke iu referuar në dukje Depp, për të cilin tha se e shpëtoi nga një mbidozë droge në vitet ’90.

Love shkroi gjithashtu, “Unë sigurisht që nuk bëj gjithmonë gjënë e duhur. Dua të tregoj mbështetje neutrale për një mik. Nuk dua të ngacmoj. Unë jam ngacmuar mjaftueshëm. Nuk doja të shprehja paragjykimin tim / mizogjininë e brendshme. Unë nuk dua të bëj asgjë në kontribut të bullizmit në internet ndaj dikujt. Asnjëherë. Në programin tim të rimëkëmbjes, ‘kur gabonim, e pranuam menjëherë se’ isha gabim. E vetmja gjë e rëndësishme, e asaj që u postua, është se u shpreha se të gjithë duhet të ndalojmë së ‘argëtuari dhe të tregojmë ndjeshmëri të sinqertë për të dyja palët ”

Në videot e shpëndara gjatë fundjavës, Love tha: “Nuk dua të gjykoj publikisht. Thjesht dua t’ju them se Johnny më dha CPR në 1995 kur kalova mbidozë”

“Johnny, kur unë nuk isha mirë dhe vajza ime  Frances [Bean Cobain] po vuante me gjithë këta punonjës socialë, i shkroi asaj një letër me katër faqe që nuk ma kishte treguar kurrë, në ditëlindjen e saj të 13-të.”- vazhdoi ajo.

Muzikantja tha se Depp “dërgoi limozinë” në shkollën e Cobain “ku të gjithë punonjësit social po zvarriteshin, që ajo dhe të gjithë miqtë e saj të shkonin në të dy filmat e Pirates of Carabiean.

“Ai e bëri atë shumë herë. Ai i dha asaj vendin e saj [në premiera] me emrin e saj në të. Unë kurrë nuk kam parë një nga ata  filmat e Pirates, por [Frances] i donte ata. E dini, ajo më tha kur ishte 13 vjeçe, “Mama, ai më shpëtoi jetën”. Dhe ajo e tha përsëri”- shtoi ajo. 

Love tha në fund të postimeve se ajo “ka qenë gruaja më e urryer në Amerikë” dhe në botë më parë, dhe ka “shumë ndjeshmëri për atë që duhet të ndihet për Heard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al