30 Mars, 2021

Ç’po ndodh? U fotografua duke u puthur me Miley Cyrus, reperi i njohur zbulon se në të vërtetë është në një lidhje me…


Pak ditë më parë, Miley Cyrus dhe reperi Yungblud, u fotografuan teksa shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin në një lokal nate.

miley cyrus (6)

Mirëpo, ditën e sotme, 23-vjeçari ka bërë të ditur se në të vërtetë është në një lidhje me shoqen e ngushtë të Bella Hadid, Jessie Jo Stark, e cila është 29 vjeç, raporton “US Weekly”.

Pavarësisht se Harrison flirtoi me Cyrus gjatë fundjavës, ai po del me Stark me të cilën ka disa kohë që njihet.

miley cyrus (2)

Shumë pak dihet se si janë takuar ekzaktësisht kur filluan të dilnin bashkë, por dyshja u panë bashkë në videoklipin e këngëtarit “Strawberry Lipstick”, që u publikua në korrik të vitit të kaluar.

miley cyrus (9)

Cyrus ka qenë më parë në lidhje me Cody Simpson dhe Kaitlynn Carter pasi martesa e saj me Liam Hemsworth përfundoi.

miley cyrus (10)

Këngëtarja ka deklaruar se është panseksuale, pra nuk kufizohet në zgjedhjet seksuale në lidhje me seksin biologjik, gjininë ose identitetin gjinor.

miley cyrus (8)

Ajo ishte e martuar me aktorin nga 2018 deri në 2020.

Yungblud ka dalë më parë me këngëtaren Halsey, nga nëntori i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2019.

miley cyrus (12)

Ata nxitën thashethemet se janë pajtuar në maj të vitit 2020 kur u panë duke marrë pjesë në një protestë së bashku, “Black Lives Matter”, por u mësua se mes tyre nuk kishte asgjë.

miley cyrus (3)

Halsey tashmë është shtatzënë dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë me partnerin e saj aktual, Aley Aydin.

miley cyrus (13)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al