13 Prill, 2022

Cristiano Ronaldo nën hetim për gjestin e rëndë me tifozin, Georgina Rodriguez nuk i kursen pozat mahnitëse nga makina luksoze


E dashura e Cristiano Ronaldos , Georgina Rodriguez , ka mahnitur me pozat e saj të fundit në një supermakinë në Madrid.

Ish-shitësja 28-vjeçare dukej sensacionale veshur me një fustan të madh ngjyrë rozë prej tyli. Rodriguez pozoi ulur në një makinë të vogël sportive për një foto në Instagram.

Modelja, e cila aktualisht është shtatzënë me binjakë, ndan një vajzë Alanan, me yllin e futbollit, i cili së fundmi u akuzua për thyerjen e telefonit të një fëmije.

Ronaldo është gjithashtu babai i, Cristiano Jr, identiteti i nënës amerikane të të cilit nuk u bë kurrë publik, dhe binjakët Eva dhe Mateo, të cilët lindën nëpërmjet një surrogate përpara se Ronaldo lidhej me Georginan.

Fotosesioni vjen pasi i dashuri i saj Cristiano Ronaldo po hetohet nga policia nëse i ka thyer telefonin një fëmije pas humbjes së Manchester United ndaj Evertonit. Futbollisti, u akuzua pasi një nënë pretendoi se djali i saj autik ishte ‘sulmuar’ dhe i ishte thyer telefoni nga ylli.

Pavarësisht se portugezi i kërkoi ndjesë djalit dhe e ftoi atë në “Old Trafford”, familja e tij nuk e ka pranuar ftesën e pajtimit: të paktën këtë shprehin fjalët e Sarës, nënës së Xhekut.

“Nuk kam asgjë për t’i thënë. Përse duhet të shkojmë në ‘Old Trafford’? Nëse do të kishte qenë me të vërtetë i keqardhur, do të ishte kthyer ta merrte telefonin dhe do t’i kishte kërkuar ndjesë.”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al