21 Prill, 2022

“Çun apo goc?” Sarah Berisha u përgjigjet zërave se është në pritje të ëmbël


Mjafton një foto me barkun paksa të rrumbullakosur e një personazhi publik ose një veshje rozë/blu që njerëzit të fillojnë të aludojnë për shtatzëni. Kështu ka ndodhur edhe me blogeren Sarah Berisha e cila edhe pse ka deklaruar se plane të tilla janë të largëta kohët e fundit është përfolur disa herë se është në pritje të ëmbël.

Ditën e djeshme ajo ka reaguar për herë të parë. Një faqe në Instagram ka publikuar një foto nga ditëlindja e Monikës ku Sarah shkoi e veshur me një fustan totalisht rozë. “Sarah është në pritje të ëmbël“- shkruhej krah fotos. Teksa e ka rishpërndarë në llogarinë e saj, blogerja shkruan me ironi: “Çun apo goc dini gjë ju?“, duke mohuar kështu se është shtatzënë.

Vetë Sarah tha pak javë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa.”-tha Sarah në një intervistë për ‘Prive’.

Pas daljes nga Big Brother VIP, blogerja dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto a video së bashku dhe në intervista kanë thënë se tashmë është koha që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al