18 Mars, 2022

Dafina Zeqiri apo Semi Jaupaj? Ngjashmëria e këngëtareve është e “frikshme”


Dafina Zeqiri ka publikuar në Instastory një foto ku duket identike si Semi Jaupaj.

Ditët e fundit këngëtarja ka bërë një ndryshim në look duke prerë balluket drejt. Prej kohësh atë nuk e kishim parë me një pamje të tillë, andaj ka marrë goxha vëmendje në rrjetet sociale.

E sidomos postimi i fundit në Instastory ku zor se mund të bëhet diferenca mes saj dhe Semit. Në fakt përveç modelit të flokëve duket se ajo që i afron më shumë është edhe poza dhe mënyra e shkreprjes së fotos.

Dafina Zeqiri
Semi Jaupaj

Semi identifikohet me balluket e saj tipike. Në rrjetet sociale ajo u shpreh dje se po mendon t’i presë flokët e shkurtra dhe të heq balluket. Teksa ka pyetur fansat se çfarë mendojnë për këtë gjë, Semi nuk ka zbuluar nëse këtë ndryshim drastike do e bëjë së shpejti apo ishte thjesht një mendim i çastit.

Sakaq, vlen të theksohet se dy këngëtaret përveç look-ut kanë qenë të afërta me njëra-tjetrën kohët e fundit. Ato shkëmbejnë shpesh komente në rrjetet sociale me njëra-tjetrën duke i bërë fansat të mendojnë se mund të sjellin ndonjë bashkëpunim. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë konfirmim prej tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al