26 Mars, 2021

Dafina Zeqiri infektohet me Covid-19, këngëtarja zbulon gjendjen e saj shëndetësore me një foto


Dafina Zeqiri ka njoftuar mbrëmë ndjekësit e saj në rrjete sociale se është infektuar me Covid-19.

dafina zeqiri (5)

Këngëtarja publikoi në Instastory një selfie, ku shihet pa make up e me flokë të çrregullt.

dafina zeqiri (3)

Covid-i nuk do që unë të bëj selfie, por në djall shkofsh Covid!”, shkroi Zeqiri krahas fotos.

dafina zeqiri (2)

Në një video të postuar po ashtu në Instastory pak para se të njoftonte që është infektuar me koronavirus, Dafina shihet pranë të dashurit të saj, Dj Geek.

dafina zeqiri (4)

Kjo tregon se dyshja është karantinuar bashkë, pasi edhe artisti është infektuar, sipas “Prive”.

dafina zeqiri (5)

Pak kohë më parë, Dafina zbuloi se i është nënshtruar një operacioni të vështirë në gju. Rikuperimi për këngëtaren zgjati më shumë se pesë javë.

dafina zeqiri, rita ora (5)

Megjithatë, ky operacion nuk e pengoi Dafinën që të sillte një projekt të ri muzikor për fansat e saj, të titulluar “Duro”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al