Dalja n*do e Bianca Censorit në Grammy 2025 bëri bujë dhe duket se do të diskutohet edhe për një kohë të gjatë, si në mediat e huaja ashtu edhe në rrjetet sociale.
30-vjeçarja u shfaq përkrah bashkëshortit të saj, Kanye West, në mbrëmjen e çmimeve, e veshur me një pallto të zezë leshi.
Kur çifti mbërriti në pikën ku ishin fotografët, Censori hoqi pallton dhe zbuloi trupin e saj të zhveshur, të cilin e “mbulonte” me një minifustan transparent.
Që nga ai moment, kjo lëvizje e saj është komentuar dhe analizuar në shtypin e huaj, ku shumica janë përpjekur të kuptojnë se çfarë po ndodh në fund të fundit në mendjen e kësaj gruaje dhe nëse ajo është kthyer në një “kukull” të West.
Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Judy James, e cila analizoi videon e paraqitjes së Biancas, ndonëse bashkëshortja e reperit të famshëm fillimisht dukej e sigurt për pamjen, vetëbesimi i saj shpejt ia la vendin frikës pasi zbuloi fustanin transparent.
“Ajo dukej se “thyen” rregullin e pozimit duke qeshur në një moment, gjë që tradhtoi nervozizmin e saj”, tha James, duke shtuar se pasi zbuloi pamjen, fytyra e saj tregonte se po përpiqej të shtypte frikën.
Qëndrimi i saj tregoi gjithashtu ankth të minutës së fundit, pasi ajo kryqëzoi këmbët dhe vendosi duart mbi ijet e saj në një mënyrë jashtëzakonisht të vështirë.
Që kur u martua me Kanye West, Bianca Censori duket se ka humbur të gjithë ndjenjën e autonomisë.
Sipas burimeve, reperi i ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale, duke promovuar një strategji izolimi me argumentin se “një yll duhet të ruajë misterin ” .
Në të njëjtën kohë, ai zgjedh veshjet e saj dhe drejton çdo paraqitje të saj.
“Ajo nuk ka zgjidhje tjetër, është e bllokuar ”, tha një burim për Daily Mail.
Familja e saj po i shikon me shqetësim zhvillimet, ku babai i saj, Leo Censori, beson se West po e largon qëllimisht.
Miqtë e saj theksojnë se femra dinamike që ata njihnin është zhdukur, pasi tashmë ajo shfaqet ekskluzivisht me sytë e reperit.
Në mediat sociale, publiku mbetet i ndarë: a është Censori një grua që menaxhon me vetëdije imazhin e saj apo thjesht një person tjetër nën kontrollin absolut të Kanye West? Cilado qoftë e vërteta, emri i saj vazhdon të ngjall debate.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al