Damiano Agalliu , pjesëmarrës në BB9 duket se ka nisur që të marr rolin e protagonistit këto ditë me sulmet e njëpasnjëshme ndaj ish banorëve të tjerë. Pas Xhenit dhe Xhensilës, duket se radhën e ka pasur Fiorentina.
Në një postim të fundit ai shkruan se disa njerëz tentojnë të fitojnë vëmendje kot duke publikuar numrin e ndjekësve në Instagram. Mesa duket kjo kunjë e pastër e Damianos i adresohej Fiorentinë e cila pak orë më parë kishte postuar numrin e fansave në faqen e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al