9 Dhjetor, 2017

Danjeli dhe Fotini asnjë fjalë për lekët e çmimit të madh, që s’i kanë marrë ende


Pak muaj pasi kanë dalë nga shtëpia e “Big Brother”, Danjeli dhe Fotinia i janë përkushtuar jetës së tyre të re, të përbashkët tashmë, dhe kanë nisur punët respektive. Megjithatë, nuk i kanë lënë mënjanë planet e dasmës. Vetëm i kanë shtyrë. Dje, çifti fitues i “Big Brother” ishte i ftuar në “Pop Culture”e për të rrëfyer jetën e re pak muaj pas fitores së “Big Brother”. Por nuk i shpëtuan dot pyetjes që e bëjnë të gjithë: Pse u anulua dasma? “Ne po mendonim ta bënim gjatë verës…” – tha Danjeli duke specifikuar se nuk kanë ndonjë arsye të veçantë, por kanë menduar se ajo është koha më e mirë.

Ndërsa Fotinia shtoi se më 27 maj, ata bëjnë një vit të martuar zyrtarisht dhe ajo kohë do të jetë ideale për të bërë një dasmë të madhe: “Për verë do ishte më mirë, menduam, sepse tani na mungojnë edhe disa njerëz nga familja”, tha Fotinia në “Pop Culture”. Ndryshe nga sa kanë thënë në rrjetet sociale, të ftuar në “Top Channel” ato kanë anashkaluar faktin se ende nuk kanë marrë paratë e çmimit fitues./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al