Danjeli dhe Fotini ishin çifti që arriti të fitojë zemra e publikut të “Big Brother” duke u shpallur kështu edhe fitues të këtij edicioni. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe ata kanë zgjedhur që të qëndrojnë pranë fansave të tyre përmes rrjeteve sociale, saktësisht një profili në Instagram të cilin e menaxhojnë të dy. Të ftuar ditën e sotme në ‘’Pop Culture’’ ata kanë treguar edhe më shumë për jetën post Big Brother dhe për faktin se si është perceptuar martesa e tyre brenda e jashtë ‘’shtëpisë’’.
“Jemi ndjerë 3-fish keq sepse paragjykoheshim nga njerëzit. Por, ne nuk jemi penduar që u martuam”, tha çifti, që shtoi se mund të bëjë dasmë në verë, në 1-vjetorin e martesës. Ndërkohë ata nuk kanë thënë gjë nëse i kanë marr 100 milionët e premtuara si fitues të BB9.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al