30 Prill, 2022

“Dashuri e përjetshme!” Cristiano Ronaldo poston foton me vajzën e sapoardhur në jetë


Ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën e Cristiano Ronaldos pasi ai humbi djalin e porsalindur, por siç është shprehur edhe vetë ylli i futbollit është mirënjohës për ardhjen në jetë të vajzës.

Numri 7 i Manchester United ka publikuar në Instagram foton e parë vetëm me të bijën ku shfaqen në një moment shumë special. Ronaldo shihet pa bluzë teksa mban në krahë të voglën dhe e sheh me shumë dashuri. Krah fotos bardhezi ai shkroi: “Dashuri e përjetshme”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Kjo foto e asit portugez vjen pak pasi ai poston një portret familjar ku shihej me Georginën dhe të gjithë fëmijët. Vlen të theksohet se çifti nuk e ka zbuluar ende se si e kanë quajtur të bijën.

Më 18 prill përmes një postimi në rrjetet sociale Cristiano shkruante se fatkeqësisht djali i tyre humbi jetën gjatë lindjes dhe në jetë erdhi vetëm vajzë nga binjakët që prisnin. “Jemi të shkatërruar nga kjo humbje”- shkruante mes të tjerash Ronaldo, i cili një ditë më pas mungoi në ndeshjen e Manchester United me Liverpool.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Me tu rikthyer në fushë kundër Arsenal ai shënoi një gol dhe ia dedikoi pikërisht engjëllit të tyre, duke bërë me shenjë nga qielli.

Ndërkohë, kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë as në fushë për CR7, flasim këtu në nivel klubi pasi në aspektin personal ka qenë shumë mirë. E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United po duket gjithnjë e më shqetësuese, pavarësisht aftësisë së tij të vazhdueshme për të gjetur rrjetën, pasi ka shënuar 17 gola në 28 ndeshje në Premier League. Në fakt, 37-vjeçari është golashënuesi i dytë më i mirë në ligën angleze, pas Mohamed Salah të Liverpool-it.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Megjithatë, United po kalon një nga sezonet e tyre më të këqija në historinë e tij dhe është pesë pikë prapa Arsenalit të vendit të katërt, ndonëse ka luajtur dy ndeshje më shumë.

Në këto kushte djajtë e kuq e gjejnë veten jashtë “Champions League” teksa kjo është hera e parë për Ronaldon që kur bëri debutimin e tij për Sporting CP në 2002/03 jashtë kompeticionit europian.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al