15 Shkurt, 2024

“Dashuri me shikim të tretë”- Elvis Myrta flet pas daljes nga “BBVIP”, kë nga çiftet e krijuara “thumboi” gazetari: Janë bashkë për lojë…


Gazetari Elvis Myrta disa ditë më parë u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke lënë përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së tij në këtë shtëpi, por nuk la pa përmendur as lojën e konkurrentëve të “BBV”.

Elvisi u shpreh se çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baci e duan shumë njëri-tjetrin, dhe sipas tij ata kanë një marrëdhënie shumë më të mirë dhe të sinqertë se dy çiftet e tjera në këtë shtëpi.

“Ata të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund (qesh). Kanë një marrëdhënie më të sinqertë se dy çiftet e tjera. Kanë një kimi bashkë, e kuptojnë me sy njëri-tjetrin, kanë një pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin.”– tha ish-banori.

Përsa i përket çifti Sara-Bardhi, Lisi u shpreh se këngëtari është shumë i sinqertë dhe ka karakter, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se modelja po e përdor atë për lojë duke thënë që edhe ajo ka ndjenja për të.

“Bardhi është e sigurtë që nuk luan. Është super i vërtetë, ka super karakter. Edhe në pjesën e debatit që e komentuan se pse ai po hante makarona, ai ka pasur merakun e Meritonit, nuk do të përzihet për shkak të marrëdhënies shoqërore me Meritonin. Duket në publik sikur Sara e shikon për lojë, por unë e kam parë vetë që pasi ka mbaruar një ‘prime’, Bardhi ka marrë mikrofonin për të kënduar vetë dhe e kam parë Sarën shumë të prekur, të emocionuar. Ka një pëlqim të vërtet.”- tha gazetari.

Mirëpo ndryshe nga dy çiftet e para, sipas tij Ilnisa dhe Meritoni po e bëjnë të gjithën për lojë, teksa i “thumboi” ata duke thënë “ishte dashuri me shikim të tretë”.

“Janë të dy për lojë. Nuk i shoh si çift e nuk i shoh fare të përfshirë. Ishte dashuri me shikim të tretë, se ditën e tretë u lidhën.”- u shpreh Lisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al