5 Shtator, 2017

Dashuri në kohërat e Facebook-ut; gjërat që nuk duhet t’i bësh nëse po njihesh online me dikë!


Duket se në ditët tona kushdo mund të njohë dikë online dhe këtu nuk ka asgjë për të pasur turp. Pse të mos e bësh? Disa njerëz janë akoma konfuzë dhe skeptikë për të tilla njohje dhe e kanë më të thjeshtë të takohen në një bar. Por, nëse di disa gjëra që nuk duhet të bësh kur njihesh me dikë online, atëherë do ta kesh më të thjeshtë për të kuptuar ato që duhen bërë.

 

Mos posto fotot e tua më të bukura, por as ato më të këqija

Fotot më të bukura mund të jenë jorealiste, shumë të bukura dhe engjëllore dhe mund të ndikojnë për të dhënë te personi tjetër një realitet që nuk është edhe aq i tillë. Por edhe të këqijat, nuk ke pse e nënvlerëson veten. Zgjidh një imazh real dhe një foto me dritë.

Mos jep shumë informacion personal

Një prej gjërave që mund të gjesh lehtësisht në internet është numri i telefonit, adresa apo edhe të dhëna të tjera që mund të mos jenë aq të domosdoshme. Nuk është ide e mirë edhe të postosh mbiemrin, inicialet etj. Nëse ke filluar të komunikosh me dikë, ti nuk e di nëse mund të jetë edhe një serial killer, kështu që duhet të jesh e sigurt për informacionet që do të japësh online.

Mos harxho javë vetëm duke chatuar . Takoje!

Kjo është më e keqja e një lidhjeje online. Nëse flet pa fund me një person, duket se takimi me të do të të zhgënjejë, por nëse vazhdon kështu, do t’i humbësh shansin vetes për të gjetur partnerin e ëndrrave. Pasi të kalojë një javë, mos prit të bëhen dy, tri apo më shumë. Ji konkrete dhe vendos një ditë takimi për t’u parë e për të folur ballë për ballë.

Mos kërko shumë informacion

Ka shumë peshq në det, kështu që është mirë të jesh e kujdesshme në bisedë duke lënë diçka pa zbuluar. Jo të gjitha informacionet online mund të jenë të vërteta, ndaj e mira është që të mos kërkosh shumë rreth tij vetëm online. Ji mendjehapur në bisedë, por mos pretendo të marrësh të gjithë informacionin e mundshëm prej tij. Trego kujdes.

Mos u fikso në një pyetje kur nuk merr përgjigje

Kjo është mjaft e bezdisshme për palën tjetër. Sado të këmbëngulësh, nëse andej është dërguar një pyetje dhe ai nuk është përgjigjur, ka diçka. Nuk është mirë të bëhesh e bezdisur për të kërkuar pikërisht atë që nuk të jepet. Mos u streso vajzë! Prit derisa ta takosh./RevistaClass/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al