1 Maj, 2021

“Dashuri si në përralla!”- Shpat Kasapi feston ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij nuk u kursye: Unë jetoj për ty…


Shpat Kasapi feston sot ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao i ka bërë një urim të bukur menjëherë pas mesnate.

selvije jao shpat kasapi (8)

Make up artistja zgjodhi të publikonte në llogarinë e saj në Instagram një foto me këngëtarin, në të cilën shihet e ulur në prehrin e tij.

selvije jao shpat kasapi (2)

Të dy javë veshur me të zeza dhe duken mjaft elegantë. Shpati shihet duke buzëqeshur ndërsa Selvija e ka përqafuar, duke shpërndarë kështu shumë dashuri edhe tek ndjekësit në rrjete sociale në këtë 36-vjetor të këngëtarit.

selvije jao shpat kasapi (4)

Urime ditëlindjen burri im! Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Jeta ime nuk do të ishte e njëjtë pa ty. I ke mbushur të gjitha zbrazëtirat e zemrës time.

Më dhe forcë, buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla. Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi. Mbreti im ti, më je bekim!

shpat kasapi selvije jao (4)

Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë, por ti e di se sa! Të uroj shumë shëndet e të gjitha të mirat o jetë, se buzëqeshja jote meriton shumë!

Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se çfarë është dashuria! Mos ndrysho kurrë e unë do ta fal të gjithë jetën time për lumturinë tënde! Të dua më shumë se veten burri im!”, ishin fjalët e Selvijes për partnerin e saj.

selvije jao shpat kasapi (1)

Ndërsa në Instastory, ajo publikoi një video krah së cilës shkroi: “Je gjithçka që dua! Më fal që gjithmonë t’i prish flokët e ta zë frymën duke të të përqafuar. Unë jetoj për ty jetë!”.

selvije jao shpat kasapi (5)

Dyshja u fejuan disa muaj më parë e më pas e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë sipas rregullave të fesë islame.

shpat kasapi selvije jao (1)

Shpati dhe Selvija kanë treguar se dëshirojnë shumë që së shpejti të bëhen edhe prindër.

selvije jao (5) selvije jao, shpat kasapi, rezart veleshnja (4) selvije jao shpat kasapi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al