19 Shkurt, 2021

“Dashuria nuk është veç seks”- Adriana Matoshi u kthehet ashpër komentuesve që e paragjykojnë për lidhjen me futbollistin afrikan


Aktorja e njohur Adriana Matoshi vendosi që këtë vit të bëhej pjesë e politikës, duke garuar në zgjedhjet e parlamentare 2021, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje.

adriana matoshi

Ajo mori përkrahjen e shumë kolegëve, një ndër të cilët është edhe aktori i humorit, Don Pifqi.

adriana matoshi (1)

Adriana dhe Doni kanë lindur të dy në Gjilan. Satiristi publikoi posterin e aktores në llogarinë e tij në Facebook, ku shpërndau linkun e profilit të Adrianës, krah së cilës shkruante “Urime Adriana Matoshi!

adriana matoshi (2)

Por, ky postim mori shumë komente negative nga ndjekësit, sepse e paragjykojnë Matoshin nga lidhja që ka me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

adriana matoshi (3)

Njerëzit si disa nga komentuesit meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e e përflitni!

Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell!

Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, shkruante ajo si përgjigje ndaj gjithë atyre komenteve negative.

adriana matoshi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al