15 Maj, 2018

Dasma mbretërore po afron, por problemet nuk kanë të sosur për Meghan dhe Princ Harry-n


Ndërkohë që dasma mbretërore pritet të mbahet këtë javë, problemet për nusen duket se nuk kanë të sosur. Tashmë dihet botërisht që familja e Meghan Markle i ka hapur shumë probleme kësaj të fundit dhe thuajse të gjitha mediat britanike shkruajnë se ata nuk janë të ftuar në dasmë.

Është bërë e ditur se së fundmi babai i saj ka thënë se nuk do të jetë pjesë e kësaj dasme për shkak se ka kaluar një arrest kardiak dhe se gjendja shëndetësore nuk ia mundëson që të jetë i pranishëm në ceremoni.

Edhe pse thuhet se Meghan po bën të pamundurën që të mundësojë praninë e të atit në dasmë, ka zëra që thonë se 73-vjeçari është akuzuar se ka bërë pakt me një paparac, 1 javë më parë dhe se ai është shprehur se nuk do që të jetë në dasmë për të mos vënë në siklet të bijën para familjes mbretërore.

Duket se për çiftin më të ri të oborrit mbretërorë asgjë nuk do të jetë e lehtë deri në ditën që ata të lidhen në martesë

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al