13 Qershor, 2021

Dasma në fshehtësi e Shpat Kasapit zhgënjen miqtë, arsyeja pse anuloi ceremoninë madhështore VIP


Dasmë sekrete nga një këngëtar që ndodh të këndojë edhe vetë në dasma, ka zhgënjyer miqtë e artistit, të cilëve u kishte premtuar ftesa.

shpat kasapi (3)

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao, i kanë dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë. Këngëtari i njohur dhe make up artistja ndanë lajmin e gëzueshëm me të gjithë në rrjetet sociale, ku publikuan disa foto të realizuara pasi i kanë thënë “Po” përgjithmonë njërit-jetrit.

shpat kasapi selvije jao (3)

Shpati ka treguar se që tani e tutje, Selvija do të mbajë mbiemrin e tij, pra, Kasapi. “Nga sot, Selvije Kasapi”, shkroi artisti krah fotos së publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”. Çifti u fejua në muajin janar të këtij viti dhe kanë vendosur të lidhin kurorë gjatë një ceremonie sekrete, edhe pse planet i kishin bërë për të organizuar një ceremoni madhështore VIP.

shpat kasapi selvije jao (1)

Burime pranë çiftit kanë treguar se ata e anuluan dasmën, pasi në prioritetet e tyre tashmë është sjellja në jetë e një fëmije. Madje, për këtë hap, ata po kujdesen në çdo detaj, pasi shpesh Selvije është fotografuar ndërsa shkon për vizita te klinika e gjinekologes.

shpat kasapi selvije jao (6)

Madje, për këtë arsye mediat hamendësuan se ajo mund të jetë tashmë shtatzënë, por Selvije e mohoi duke thënë se është në dëshirat e tyre të mëdha, po që ende nuk është bërë realitet. Ajo tregoi se nuk është shtatzënë gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në “Instastory”, duke shtuar se kur të vijë momenti do t’ua tregojë të gjithëve.

selvije jao shpat kasapi (5)

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi priti gjatë për t’u stabilizuar në një marrëdhënie serioze, e duket se pritja ia ka vlejtur. E partnerja e tij, Selvija, ka treguar se është kundër rrymës, pasi nuk kërkon shumë nga Shpati, as jetë luksoze, as vila e makina. Përkundrazi, ajo dëshiron një jetesë të thjeshtë.

selvije jao shpat kasapi (6)

Këtë Selvija e ka treguar përmes një postimi ku fotografon një shtëpi të vogël pranë një liqeni dhe shkruan se dëshiron një jetë modeste me njerëzit e dashur dhe një bebush.

selvije jao, shpat kasapi (2)

Një jetë modeste, një shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe një bebush të vogël, të lutem”, i shkruan Selvija Shpatit. Këngëtari e ripostoi duke iu përgjigjur me fjalët: “U kry!”. E pra, së shpejti Shpatin dhe Selvijen mund t’i shohim me një bebush. Kjo është historia e parë e rëndësishme e dashurisë e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, që pas prishjes së fejesës me Afërdita Dreshajn.

selvije jao shpat kasapi (6)

Bëhej fjalë për një lidhje të fshehtë 1-vjeçare me një vajzë brune kësaj here, që quhet Selvije, e cila njihet si pronare e një salloni bukurie VIP në Maqedoni. 1 vit më parë, Shpat Kasapi u kap mat me këtë vajzë zeshkane në një lokal dhe brenda pak orësh u zbulua se ishte e dashura e tij.

selvije jao shpat kasapi (1)

Këngëtari nuk reagoi në lidhje me thashethemet, megjithatë i konfirmoi më vonë duke ia shprehur asaj publikisht dashurinë. Ai postoi një selfie me Selvijen në plazh në “Instagram” dhe nuk mungoi komenti i partneres së tij. Selvija i bëri një emoji zemër dhe një emoji me kurorën e mbretit. Ndërsa këngëtari i shprehu dashurinë duke i shkruar: “Ti je plot dashuri zemër”.

selvije jao shpat kasapi (3)

Mësohet se çifti ishin në një lidhje prej një viti që prej zbulimit, por e mbajtën të fshehtë. Selvija, një vajzë shumë simpatike, njihet si pronarja e një salloni bukurie, ku prej vitesh ka punuar me klientelë VIP, pra, me personazhe publike në Maqedoni. Pikërisht në sallonin e saj ajo ka njohur dhe Shpatin, të cilin fillimisht e kishte klient.

shpat kasapi selvije jao (6)

Së bashku me të ëmën, ai ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku treguan se si po e kalonin periudhën e izolimit gjatë karantinës. Në një moment, e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh, kur publikisht i kërkoi të gjente një nuse dhe ja ku e gjeti. “Kam një dëshirë: që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”, u shpreh nëna e Shpatit.

shpat kasapi selvije jao (9)

Ndërsa këngëtari, në siklet, u përgjigj para disa muajsh duke thënë: “Shohim, nuk kemi diçka konkrete”. Ndërkohë që në një vit lidhje ata tashmë i kanë dhënë fund beqarisë dhe janë gati të bëhen prindër. Kujtojmë se në urimet e bëra nga kolegët e tij për 35-vjetorin, edhe Gena kishte kërkuar të njëjtën gjë nga Shpati.

shpat kasapi selvije jao (4)

Edhe pse pas prishjes së fejesës me Afërdita Dreshajn, asnjëherë nuk ka folur me bindje për ndonjë femër në lidhje me çështjet e zemrës, nuk kanë munguar deklaratat e tij në lidhje me jetën private. Gjatë një interviste për “Pop Culture”, ai u shpreh se ishte për lidhje serioze.

“Fati vjen atëherë kur ti ndihesh që je gati për një lidhje serioze. Unë jam, por gjërat e tjera që nuk ecin është çështje tjetër. Në lidhjen serioze normalisht dua edhe fëmijë, mendoj se është pjesë e jetës dhe një ndryshim i mirë. E rëndësishme është të jetë i shëndetshëm”, tha Shpati.

shpat kasapi selvije jao (7)

Ai prej vitesh mbetet një nga këngëtarët më të dashur e më të pëlqyer, sidomos nga publiku femëror. Një nga deklaratat e tij më të bujshme ishte se vajzat “dikur shkulnin flokët, ndërsa tani shkulin krevatin për të”.

Ndërkohë, i ftuar te “Rudina”, ai i premtoi se herë tjetër do të shkonte me nusen në emision, duke e konsideruar dashurinë një proces që ka fillimin dhe kulmin. Këngëtari i lindur në Tetovë të Maqedonisë, prej vitesh bën karrierë si këngëtar edhe në Shqipëri.

selvije jao, shpat kasapi, rezart veleshnja (4)

Karrierën muzikore e filloi herët, kur pas disa prezantimeve në festivalet për fëmijë fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat 98” në Tetovë, kur ishte vetëm 13 vjeç. Sukseset e para në botën muzikore të të rriturve i provoi me çmimin e parë në “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin “Nota Fest 2003” në Shkup dhe çmimi i publikut në “Albafest 2003” në Shkup.

shpat kasapi (2)

Menjëherë pas këtyre sukseseve, ai fitoi çmime të tjera. Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të suksesshme dhe videoklipe si: “Pa ty s’jetoj”, “Largohu”, “S’e pranon”, “Ti je ajo” etj.

shpat kasapi selvija (2)

Për look-un e tij të klipeve kujdeset Armend Ramadani, ndërkohë që këto vite ka treguar talentin e tij edhe si aktor. Të shohim nëse së shpejti Shpatin do ta shohim si babain më të ri të showbizit me fëmijën e tij në duar dhe e ka ruajtur ceremoninë VIP për atë ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al