Nëse menduat se u martuan të gjithë, prisni se edhe dikush e ka vendin tani. Bëhet fjalë për Besnik Qakën e bandës NRG, i cili po bëhet gati t’i jap fund beqarisë.
Burime brenda RTV21 tregojnë se këngëtari dashurinë e tij me bukuroshen Lola Begollin do ta kurorëzojë me 30 shtator.
Kështu pas dasmës së madhe të Orinda Hutës e Turjan Hyskën, Besit e Xhensilës dhe Marinëse Getit vjen edhe dasma e Besnikut.
Mesa duket kjo verë-vjeshtë paska qenë e planifikuar për shumë dasma vipash. Dasma e çiftit të ri nga Peja do të mbahet po në Pejë .
Rikujtojmë që Besniku u fejua me Lolën në gusht të këtij viti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al