3 Tetor, 2017

Dasmat luksoze VIP. Sa kushtoi ajo e Besnikut të NRG-së?


 

Ky vit ishte i mbushur me dasmat e personazheve të njohur dhe kjo nënkuptoi se janë shpenzuar shumë para për të realizuar më magjiken, më përralloren.

Nga ceremonitë e dasmave VIP, këtë vit kuptuam se shpenzimet më shumë shkuan në dekoret, sesa në zgjedhjen e vendit ku u festuan. Por të shkojmë pak në Kosovë. Dihet që edhe këtu nuk kursehet kur vjen puna tek gëzimet e dasmave.

Vokalisti i njohur i NRG Band, Besnik Qaka, i dha fund beqarisë të shtunën, ndërsa celebroi dashurinë e tij me të fejuarën Lolita Begolli.

Nga fustani i nuses e deri te performanca e artistëve, nëse llogaritet shuma e shpenzuar nga Besnik Qaka për këtë ceremoni, ajo kapë shkon deri në dhjetëra mijëra eurove.

“Telegrafi” ka provuar të marrë një prononcim nga lokalisti i NRG band, por ai preferoi të qëndrojë modest me bashkëshorten, duke refuzuar të flasë për shumën e shpenzuar prej tij për këtë ceremoni.

“Kemi kaluar shumë mirë. Kjo është më e rëndësishmja”, theksoi ai duke mos dashur të zbulojë çmimin e saktë të shumës që shpenzoi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al