21 Shtator, 2017

Dedikimi i Marjana Kondit ndaj vjehrrit të saj të ndjerë: ”Prind i dashurisë sime…”


Është e zakonshme që artistët shpesh të shprehin fjalë zemre për familjarët e tyre, bashkëshortët, prindërit apo fëmijët. Tashmë jemi mësuar me pjesën emocionale të tyre dhe sigurisht kjo na pëlqen shumë. Megjithatë rrallë herë ndodhë që të shprehemi publikisht për vjehrrin apo vjehrrën madje për këta të fundit, siç e dini, ekziston gjithmonë ai sterotipi se ‘është e pamundur t’i duash shumë’.

 

Aktorja e njohur Marjana Kondi sapo na provoi të kundërtën. Kjo e fundit teksa ka postuar në rrjete sociale një foto ku dukshëm emri i vjehrrit të saj të ndjerë është shkruar në një kornizë sepse një rruge i është vënë emri i tij, ka vendosur të shkruajë edhe disa fjalë të bukura për të.

 

 

“Pas kaq vitesh në bibliotekën time në kujtimet e mia në vazhdimësinë time ndjehem  krenare që trashëgoj dhe pasoj një pjesë tënden. Rrugët e jetës janë të shtruara me fate njerëzish. Shiko mirë ku shkel! Edhe unë sot jam krenare sepse po shkel në një rrugë që mban emrin tënd. Një rruge në të dyja Shqipëritë që ti nuk rreshte së eksploruari me emrin tënd. I paharruar dhe i përjetshëm në mendjet dhe zemrat e të mençurve Skënder Anamali, Prind i dashurisë sime…” –ka qenë dedikimi i Kondit.

Kujtojmë se emri i vjehrrit të saj Skënder Anamali, arkeologut të njohur është tashmë i vendosur në një rrugë të Shqipërisë dhe në një të Kosovës. /Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al