Një grua ka tronditur me historinë ku ka zbuluar sesi bashkëshorti i saj me të cilin ishte martuar prej 15 vitesh e ka tradhëtuar me kushërirën e tij brenda në shtëpinë e tyre.
39-vjeçarja tha se nuk kishte dyshuar asnjëherë tek burri i saj dhe se marrëdhënia e tyre shkonte shumë mirë shkruan “The sun”.
Mirëpo gjatë një nate kur kushërira e bashkëshortit kishte ardhur për vizitë, gruaja përballet me skenën më të neveritshme që mund të kishte parë ndonjëherë, ajo pa diçka të pazakontë që e la atë të ndihej e “shkatërruar” dhe që mund të dëmtonte potencialisht të ardhmen e fëmijëve të saj.
“Për fat të keq, u zgjova vonë natën dhe nuk e pashë burrin tim, pasi përdora banjon fillova ta kërkoja nëpër shtëpi. Zbrita në katin e poshtëm, dëgjova një zhurmë delikate që vinte nga dhoma e miqve por e injorova duke menduar se kushurira kishte ndonjë djalë për një “One Night Stand. Në momentin që nuk gjeta burrin në kuzhinë, u frikësova nga më e keqja dhe hyra tek dhoma e miqve dhe ja ku ishte ai i zhveshur duke bërë seks me kushrirën e tij,” tha ajo.
Gruaja theksoi se gjatë atij momenti qëndroi e ngrirë duke mos ditur sesi të reagonte para asaj situate të neveritshme.
Ndër të tjera gruaja deklaroi se ende nuk e di se çfarë vendimi duhet të marrë, ndërsa shtoi se as bashkëshorti dhe as kushërira i tij nuk kishin komentuar lidhjen e tyre
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al