Egla Ceno ditën e sotme ka debatuar ashpër me Vesën në “Big Brother VIP”, për shkak të këngëve të artistes.
Me tone të larta, aktorja i tha këngëtares “na çave veshët me 10 këngë rresht”, teksa i tregoi se skena është për të kënduar.
Për të mos mjaftuar kjo Egla u shpreh se konkurrentja dëshiron me patjetër të bëhet dëshmore pasi e përmend shumë shpesh këtë fjalë, megjithëse Vesa tregoi se kjo fjalë i ka hyrë në karakter pasi lidhet me luftën në Kosovë.
“Ti qenke injorante fare moj. Fjala dëshmor egziston në fjalorin e gjuhës shqipe”- iu drejtua Egla-Vesës, teksa këngëtarja i tha që është vetë injorante sepse shkel bukën me këmbë.
Pjesë nga debati:
Egla: Shko dhe këndo në një skenë, jo këtu se na çave veshët
Vesa: Aty doja të dilje
Egla: Merr një fjalë dhe këndo. Dje në mëngjes na ke çarë veshët me 10 këngë rresht
Vesa: Vetë je ankuar. Këtu ke pështyrë sipër dhe të ka rënë në fytyrë
Egla: Ke një zë të mrekullueshëm, nuk të shava zërin. Ti më the shko e recito në teatër
Vesa: Ti më the që ta kam ofenduar aktrimin dhe profesionin, tani kështu dua të ju shikoj unë duke rënë poshtë. Unë thashë kam ndryshuar skenarin. Ju do jeni marionetat e mia
Egla: Do të urrejnë njerëzit e ty për këto që po bën. Ta tha ai kur dole nga vrima që mos e përmend më se doje me patjetër të bëheshe dëshmore
Vesa: Popo ashtu vazhdonin ju me ushtarë, dëshmorë
Egla: Fjala dëshmor nuk është e ndaluar
Vesa: Na ka hyrë në karakter se lidhet me luftën. Edhe ju e keni përdorur Pavarësinë e Kosovës
Egla: Ti qenke injorante fare moj. Fjala dëshmor egziston në fjalorin e gjuhës shqipe
Vesa: Ti je injorante. Ti e shkel bukën me këmbë
Egla: Ulu katër
Vesa: Edhe ti ulur sipër se s’po të shikojmë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al