11 Mars, 2022

Deklarata e Kim Kardashian se femrat nuk punojnë shkakton debat në rrjet/ Reagon ish punonjësja e saj, hedh akuza të rënda


Ylli i reality –show, Kim Kardashian është duke u komentuar shumë pas deklaratës që bëri në një intervistë për revistën ‘’The Variety’’.

‘’Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrini b*thën dhe punoni. Duket sikur këto ditë askush nuk do të punoj’’, u shpreh Kim në këtë intervistë.

Ndërkohë një nga ish-punonjëset e Kim Kardashian ka reaguar duke deklaruar se ka punuar ditë e natë dhe prapë nuk paguhej mjaftueshëm për të siguruar jetesën e saj.

“Unë isha redaktore në aplikacionet Kardashian në 2015 në LA, punoja ditë e natë dhe fundjavave, mund të përballoja vetëm produkte ushqimore nga dyqani ‘’99 Cents Only’’. Më është dashur të mungoj duke pretenduar se jam sëmurë, pasi nuk kisha para për të mbushur makinën me benzinë’’, ka shkruar kritikja e bukurisë Jessica DeFino në një postim në Twitter që ka grumbulluar më shumë se 1 milion pëlqime.

Ndër të tjera De Fino ka kritikuar motrat Kardashian për standartet e pamunudura të bukurisë që ato kishin dhe që shtynën të tjerët të ndiqnin modelet e tyre.
“Gjëja më e vështirë në lidhje me atë punë është se pashë drejtpërdrejt sesi gratë më të famshme në botë kishin një standard të pamundur bukurie, na shtynë ne të tjerët të ‘vazhdonim’ me ta, të armatosura në atë lloj standardi bukurie për të shitur produkte dhe  kurrë  nuk ishin të kënaqura ,” tha ajo më tej.

 
Gjatë intervistëspër “Variety”, Kim Kardashian tha se do të flasë për marrëdhënien e saj me Pete Davidson në emisionin e ri të familjes Kardashian. Një epokë përfundoi kur “Keeping Up With the Kardashians” përfundoi ecurinë e saj gati 15-vjeçare në E! në vitin 2021.

Por Kardashians janë zhvendosur në Hulu me një tjetër reality-show që pritet të publikohet këtë 14 Prill, i titulluar The Kardashians.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al