1 Prill, 2022

Deklaroi se ndarja me Camilla Cabello ishte e vështirë, Shawn Mendes habit me deklaratën e tij: Po tregohesha…


Ndarja e Shawn Mendes dhe Camilla Cabello-s u komentua shumë në mediat rozë pasi dyshja u shprehën se edhe pse e dashurojnë njëri-tjetrin nuk mund të jenë më bashkë. Kjo sepse për të dy ata ishte një periudhë shumë e ngarkuar në karrierë dhe duhet të kalonin më shumë kohë me projektet e tyre profesionale duke mos qenë të gatshëm të vazhdonin më tej.

Shawn Mendes ka folur edhe njëherë mbi ndarjen me këngëtaren, Camila Cabello-s. 23 vjeçari ka treguar se kjo periudhë e ka ndihmuar atë të kuptoj se ka njerëz të afërt që ai mund të mbështet në jetën e tij.

‘’ Unë mendoj që po tregohesha shumë i ashpër me ndjenjat e mia dhe nuk isha duke u ndier mirë. Mendoj se një gjë tepër e madhe për mua ishte të kuptoja se kam kaq shumë njerëz në jetën time tek të cilët mund të mbështetem. Nuk më duhet vetëm t’i vendos të gjitha vështirësitë e mia, e dini, mbi një person. Dhe unë mendoj se kjo ishte një gjë e madhe. Ishte të mësoja se si t’u besoja përsëri miqve të mi, të mësoja se si t’i besoja familjes sime, të mësoja se si t’u besoja njerëzve rreth meje në jetën time. Në vend që të thërrisja vetëm një person, unë kisha gjashtë njerëz që mund t’i telefonoja dhe më pëlqente ta balancoja këtë. Dhe, në të njëjtën mënyrë, ishin shumë frymëmarrje të thella dhe, dhe duke i thënë vetes si “Ti je mirë e di? “Ti e ke këtë.”, u shpreh Mendez në një intervistë.

Këngëtari ka folur edhe më parë në lidhje me ndarjen e tij me Camilën ku ka rrëfyer se ka disa momente që ndihet shumë keq dhe nuk mund ta telefoj atë, por ky është realiteti.

“Thua kë të telefonoj kur jam në një atak paniku, kë të telefonoj kur jam në limit? Dhe mendoj se ky është realiteti që jam disi vetëm tani, më në fund jam vetëm dhe e urrej këtë… ky është realiteti im”, tha artisti kanadez teksa tani duket se ka ndryshim mendim.
Kujtojmë këtu se ata i dhanë fund lidhjes së tyre 2 – vjeçare në nëntor të 2021. Ish-çifti e bëri me dije ndarjen e tyre përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al