Mbrëmjen e djeshme (15 dhjetor), ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berisha ka folur për herë të parë në media pas ngjarjes së rëndë të disa muajve më parë, ku ajo dhe motra e saj, Mariela Berisha, shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën.
Mirëpo kjo deklaratë e saj nuk u prit mirë nga një personazh publik si Rene Reffo, e cila me anë të një InstaStory ka reaguar duke thënë se “Antonela është për burg.”
Teksa ka shfaqur një pjesë nga intervista e Ish-banores së BBV, Rene ka shkruar: Ore kjo është për burg, çfarë del në televizion.
Një reagim i cili nuk u la pa u vënë re nga fansat.
Gjatë intervisës, Antonela theksoi se nuk ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në këtë incident, por ka qënë motra e saj, ndërsa e ka përshkruar si një periudhë të vështirë për familjen e saj.
Sipas saj, ajo ishte në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar gjatë ngjarjes.
“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë. Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime. Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë”, tha ajo në Goca dhe Gra.
Antonela shtoi më tej se ato kishin kërkuar falje Klea Prengës në gjykatë, ndërsa i kërkoi falje publikisht dhe familjes së saj dhe publikut.
“Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al