Një violinë e rrallë e vitit 1679 e bërë nga mjeshtri italian Antonio Stradivari do të dalë në ankand muajin e ardhshëm ku mund të arrijë vlerën e 11 milionë dollarëve.
“Hellier” është violina më e mirë e punuar ndonjëherë nga… Stradivari dhe një nga instrumentet më të mira të Stradivarius në ekzistencë,” tha shtëpia e ankandeve Christie’s e cila po e ofron instrumentin në “Shitjen e jashtëzakonshme” të 7 korrikut.
E gdhendur me diamante fildishi dhe e përfunduar me llak të artë, violina ka një vlerësim të çmimit prej 6-9 milion paund (7,54-11,31 milion dollarë). Stradivari e mbajti instrumentin për 55 vjet, duke e shitur atë në vitin 1734 për 40 paund te Samuel Hellier nga Ëombourne të Anglisë.
“Pres shumë interes për një instrument të tillë, sepse është kaq i rrallë dhe del nga një muze. Kur mund të prekësh një violinë si kjo dhe ta zotërosh atë? Është e pabesueshme”, tha për Reuters eksperti i violinës dhe konsulenti i Christie’s, Florian Leonhard.
Violinat e Stradivarit njihen për mjeshtërinë e tyre. Ato kushtojnë mes 8 dhe 20 milionë dollarë, sipas Leonhard.
“Nga rreth 1,100 instrumente që Stradivari ka bërë gjatë karrierës së tij, vetëm rreth një duzinë janë zbukuruar me dekore dhe ky ekzemplar konsiderohet nga kuratoret Smithsonian si shembulli më i ruajtur ekzistues”, tha Christie’s në një deklaratë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al