14 Mars, 2022

Del video/ Ben Affleck shfaqet në klipin e Jennifer Lopez, dy dekada nga bashkëpunimi i parë


Jennifer Lopez publikoi vidioklipin e baladës së saj “Marry Me” dhe klipi ishte një vështrim intim mbi jetën e saj në shtëpi me të dashurin, Ben Affleck.

Videoja e re nga kënga e kolonës zanore Marry Me tregon disa fragmente të jetës së përditshme të yllit, ku nuk kishte sesi të mungonte edhe partneri i saj.  Në një moment intim nga video, këngëtarja shfaqet duke u përqafuar dhe duke qeshur me aktorin në shtrat, por fytyra e tij nuk duket. Klipi tregon gjithashtu këngëtaren duke zgjatur dorën drejt krahut të shtrirë të Affleck për t’i mbajtur duart, duke errësuar përsëri fytyrën e aktorit.

Videoja shënon paraqitjen e dytë të Affleck në një prodhim të J.Lo, që vjen gati dy dekada pasi ai luajti në videon e saj të vitit 2002 “Jenny From The Block”.  Në deklaratën e saj Lopez e quajti videon shumë të veçantë dhe personale.

“Duke e parë më bëri të mendoj për udhëtimin e dashurisë së vërtetë, kthesat e saj të papritura dhe se kur është e vërtetë, në fakt mund të zgjasë përgjithmonë. Kjo e shkriu zemrën time,” tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al