23 Mars, 2021

Delinda Disha në siklet: Bashkëshortin e kam njohur duke më veshur dhe duke më zhveshur…


Delinda Disha ka imituar personazhë të ndryshëm të ekranit, mes të cilëve është edhe Alketa Vejsiu.

delinda disha (7)

Mbrëmjen e djeshme, aktorja e humorit ishte ftuar tek sezoni i katërt i “Në Kurthin e Piter Pan”, ku bëri edhe hapjen e spektaklit ashtu si Alketa.

delinda disha (4)

Fëmijët i drejtuan disa pyetje, përfshirë edhe ato “pikante”.

delinda disha (1)

Mua mami më ka thënë që burri jot është stilist te Klani. Po ai të vesh edhe të zhvesh?”,- ishte pyetja që njëra nga vajzat e vogla i drejtoi Delindës.

delinda disha (9)

Shiko zemra ime, unë bashkëshortin tim e kam njohur duke më veshur dhe duke më zhveshur në skenë, sepse ai është kostumograf. Po tani ka bërë pak ftohtë dhe vetëm më vesh, nuk më zhvesh”,- iu përgjigj ajo, duke shtuar kështu edhe disa nota humori.

delinda disha (6)

Delinda po jeton një histori dashurie disa-vjeçare me Eldo Disha, me të cilin ka edhe një djalë 4-vjeçar.

delinda disha (2) delinda disha (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al