7 Mars, 2022

Delinda Disha shtatzënë për herë të dytë, aktorja në pritje të binjakëve?


Delinda Disha aktorja e njohur e humori do bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo e ka ndarë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetet sociale ku shfaqet krah bashkëshortit dhe të birit. E veshur me një set që i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur ku djali dhe burri i saj kanë vizatuar disa zemra, aktorja ka zbuluar kështu se është në pritje të ëmbël.

“Faleminderit Zot për gjithçka”-ka shkruar ajo krah postimit duke mos zbuluar më shumë lidhur me gjininë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Mirëpo, vëmendje na ka tërhequr një koment i saj në këtë postim ku shkruan në italisht: “Po, janë binjakë”.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ajo do sjellë në jetë binjakë dhe se çfarë gjinie kanë. Kujtojmë se aktorja është nënë e një djali 6-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al