1 Nëntor, 2024

“Demenca e mori ngadalë”- Ndarja nga jeta e babait të moderatores shqiptare, aktori fjalë prekëse për vjehrrin: Sëmundja s’ishte e lehtë për njerëzit përreth tij, por…


Moderatorja e njohur Jonida Vokshi, jo më larg se dy ditë më parë u përball me një dhimbje të madhe pasi humbi babain e saj, i cili prej javësh ishte i shtruar në spital.

Lajmin e trishtë e bëri vetë të ditur moderatorja me anë të një postimi në InstaStory ku shkruante se humbja e tij “ja kishte bërë shpirtin copë”.

Ndërkohë bashkëshorti i Jonida Vokshit, Besnik Krapi i ka bërë një dedikim vjehrrit të tij, ku zbuloi se ai vuante nga demenca.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Besnik Krapi (@besnikkrapi)

 

Demenca e mori ngadalë, por kurrë nuk mundi të shuajë dashurinë që ndante me ne”, shkroi aktori, duke shtuar se vjehrri e donte si djalin e tij.

“Edhe pse demenca nuk është e lehtë për njerëzit përreth tij, ata zgjodhën dashurinë për ta ndihmuar me gjithë shpirtin e tyre”, theksoi Besnik Krapi.

“Humbëm një njeri të veçantë, jo vetëm babain e Jonidës, por një mik dhe një shpirt të dashur. Ai më deshi si djalin e tij, gjithmonë i sjellshëm, me kujtime të mbushura me muzikë dhe tregime.

Emi, cika ime, u rrit me përrallat dhe ninullat e tij që nga lindja.

Demenca e mori ngadalë, por kurrë nuk mundi të shuajë dashurinë që ndante me ne. Për vite të tëra, Jonida, Vjollca dhe Dori u kujdesën për të me durim e përkushtim. E trajtuan me respekt dhe pa zemërim, duke i kthyer gjithë dashurinë që ai u kishte dhënë. Edhe pse demenca nuk është e lehtë për njerëzit përreth tij, ata zgjodhën dashurinë për ta ndihmuar me gjithë shpirtin e tyre.

Dashuria e ndryshon gjithçka. Për dikë me demencë, është si një dritë në errësirë, ajo qëndron me ta kur asgjë tjetër nuk mbetet e qartë. Demenca merr shumë, por dashuria e kthyer mbrapsht u jep një ndjenjë qetësie, edhe kur ndihen të humbur. Ndonjëherë harrojmë sa e fuqishme është dashuria, por në momentet më të vështira, ajo është e vetmja gjë që i mban të sigurt.

Pusho në paqe, Jaja. Kujtimet e tua do të jetojnë gjithmonë me ne, dhe dashuria që ndave mbetet e përjetshme.

Për Jonidën, Vjollcën dhe Dorin: Bravo për gjithçka që keni bërë; ndihuni krenarë për dashurinë dhe përkushtimin e pakushtëzuar që i dhatë deri në fund. Të gjithë ata që kanë të dashur me demencë, mundohuni të ndiqni shembullin e Jonidës, Vjollcës dhe Dorit: ofroni dashuri dhe kujdes të pakushtëzuar, sepse kjo është forca që ndihmon ata të ndihen të sigurt dhe të dashur. Pusho i qetë Zotni!”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al