30 Mars, 2021

Demi Lovato pranon publikisht se është panseksuale! Këngëtarja shpreh dëshirën për të…


Demi Lovato ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë në të ardhmen, edhe pse mendon se nuk do ta shohë ndonjëherë veten shtatzënë.

demi lovato

Këngëtarja 28-vjeçare diskutoi për këtë temë në një episod të ri të “Joe Rogan Experience”, dhe tha se ndihet krenare për të qenë pjesë e komunitetit LGBTQ, raporton “Et Online”.

Këngëtarja pohoi kur Rogan e pyeti nëse e konsideronte veten panseksuale. Panseksualiteti përcaktohet si i pakufizuar në zgjedhjet seksuale në lidhje me seksin biologjik, gjininë ose identitetin gjinor.

demi lovato

Më vonë, ajo tha se kishte një zgjim seksual kur pa skenën e famshme të puthjes së Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair në filmin “Cruel Intentions 1999”, por padyshim që u prek nga edukata e saj konservatore.

Oh, më pëlqen kjo“,- kujtoi ajo. “Por ndjeva shumë turp, sepse u rrita në Teksas si e krishterë, kjo është shumë zhgënjyese. Çdo tërheqje që kisha për një femër në moshë të re, e mbyllja brenda vetes para se të përpunoja atë që po ndieja“.

demi lovato (4)

Kur Demi u pyet nëse dëshiron të ketë fëmijë të saj, ajo tha: “Unë dua të adoptoj, më shumë se gjithçka”.

Aktorja vazhdoi duke folur për fejesën e saj të dështuar me Max Ehrich, e cila mbaroi vitin e kaluar.

demi lovato (4)

Nuk e di, unë isha e fejuar me një burrë vitin e kaluar. Mendova se do të isha e martuar, mbase shtatzënë. Dhe nuk është kështu. Unë e di që jeta ime nuk po shkon sipas planit tim.

demi lovato selena gomez max erich (7)

Jeta nuk shkon sipas asnjë plani. Kështu që, po dua të kem fëmijë, por nuk e di, sepse kjo mund të ndryshojë javën tjetër. Mendoj se në këtë moment dua të adoptoj”, u shpreh Demi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al