30 Shtator, 2018

Deputetët e PS dinë si ta shprehin dashurinë


Mund të duket si një krizë parlamentare apo si një moment i keq për politikën fakti që deputetët e opozitës e kanë braktisur Kuvendin. Por ky mund të jetë thjesht një perceptim popullor.

E vërteta është se deputetët e maxhorancës, këto ditë që janë të vetëm në Parlament, ndihen aq mirë, aq të relaksuar, aq të qeshur, madje iu është shtuar akoma më shumë dashuria për njëri-tjetrin.

Si në këtë foto që janë përqafuar në formë zinxhir dhe po qeshin e bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Më pak stres, më pak sherr dhe më shumë dashuri kur janë të vetëm në atë sallë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al