25 Nëntor, 2018

Deputetët që ishin në kulmin e humorit, ndërkohë që protesta vijonte para Parlamentit


Kjo e enjte ka qenë jonormale për seancën e Parlamentit. Ndërkohë që brenda në sallë Kryeministri Edi Rama fliste i vendosur që shtëpitë në zonën e Unazës së Re do të shemben, banorët e prekur nga rruga, që do të ndërtohet aty, ishin mbledhur në protestë para godinës së Parlamentit.

Mes tyre kishte shumë deputetë të Partisë Demokratike dhe të LSI-së. Siç e dini, protesta u mbyll me një bilanc dhune, ku mbetën të plagosur protestues dhe efektivë policie. Por si e përjetuan këtë ngjarje para godinës së Parlamentit deputetët e maxhorancës?

Si gjithmonë, ata dolën disa herë në oborr për të bërë pak pushim, meqë edhe seanca ishte mjaft e gjatë. Ata e kanë parë si diçka normale protestën dhe nuk dukeshin aspak të shqetësuar prej saj. Jo vetëm kaq, por pati nga ata deputetë që ishin në humor aq të mirë, sa qeshnin me të madhe me njëri-tjetrin.

Nuk e dimë se kush e tregoi batutën që shkaktoi aq shumë të qeshura mes Musa Ulqinit dhe Niko Peleshit, ose kush e ngacmoi Tom Doshin, Taulant Ballën dhe Ervin Bushatin, që u shkulën nga të qeshurat. Dhe nëse bilanci i së enjtes për protestën ishte dramatik, për këta deputetë ka qenë një ditë pune normale, madje e shoqëruar edhe me humor të mirë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al