Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është fotografuar gjatë këtij muaji të nxehtë, duke pushuar në plazhet e Jugut të Shqipërisë. Larg pamjes së përditshme, siç jemi mësuar ta shohim me kostumin serioz të politikanit, Salianji bën përshtypje në këto foto plazhi me fizikun super në formë dhe të tonifikuar.
Deputeti i djathtë është fotografuar tek po dilte nga deti për të marrë rreze pranë miqve. Mesa duket, noti është një nga sportet e verës për politikanin 30-vjeçar, i diplomuar për Drejtësi. Salinji është konsideruar prurje e re, aktiv në parti dhe prezencë mediatike, i zgjedhur në listën e PD-së në qarkun Korçë.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al