4 Dhjetor, 2017

Deputeti i propozon të dashurit për martesë live nga foltorja në Parlament, ja çfarë ndodhi (Video)


Ndërsa në sallën e Parlamentit australian po diskutohej mbi liberalizimin e martesave ndërmjet individëve të të njëjtës gjini ka ndodhur ajo që nuk pritej . Tim Wilson njëri nga deputetët i deklaruar si homoseksual i ka propozuar partnerit të tij live nëpërmjet foltores së Parmalentit. Deputeti i partisë Liberale të Australisë, teksa diskutonte mbi temën ka gjetur rastin të falenderojë edhe partnerin e tij Ryan Patrick Bolger.

“Personi që dua të falënderoj më shumë këto momente është i dashuri im, Ryan”, –e ka nisur Ëilson këtë fjalim. “Ti më ke toleruar gjatë gjithë kësaj periudhe më shumë se çdokush tjetër. Ky debat që po zhvillojmë sot këtu është kthyer në kolonën zanore të marrëdhënies sonë”.  Tim vazhdon: “Prandaj, tani në këto momente, më ka mbetur vetëm një gjë për të bërë: Ryan Patrick Bolger – Do të martohesh me mua?!”  Sigurisht, përgjigja e Bolger ishte “Po!” dhe në sallë pati ovacione të vogla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al