12 Shtator, 2017

Deputeti i PS baba për herë të trerë, vjen në jetë Tom


Dita e djeshme ka qenë një ditë vërtet e veçantë për deputetin socialist, Ervin Bushati, i cili është bërë baba për herë të tretë.  Një vogëlush i shëndetshëm ka ardhur në jetë, të cilin ata e kanë quajtur Tom.

Në profilin e tij në Facebook, Bushati publikoi një foto me të dy fëmijëve të rritur, ndërsa në prehrin e vajzës së tij shfaqet edhe bebja e porsalindur.

Deputeti ka marrë shumë komente dhe urime nga miqtë e tij, duke i uruar të voglit jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Edhe ne i bashkohemi urimeve të shumta! Jetë të gjatë Tom!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al