Adriana Matoshi ka publikuar përsëri edhe sot, momente romantike me të dashurin e saj Keith Groeneveld, futbollistin me ngjyrë 19 vite më të ri. Mesa duket, të ndajë lumturinë e saj me të tjerët, është një nga gjërat që i jep më shumë kënaqësi. E duke parë ecurinë e jetës së saj, duhet thënë se nuk e ka patur aspak të lehtë. Gjithçka ka qenë një sfidë e vertetë. Nënë e 4 fëmijëve të cilët i rrit e vetme, ajo shfaqi ambicie për karrierë në politikë si dhe me ide të qarta që të mos humbasë si prioritet, jeta e saj personale. Fundja, një nënë e përmbushur shpirtërisht, është akoma më efikase në edukimin e fëmijëve të saj.
Pak kohë më parë, Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.
Adriana ka treguar më herët se shkak i lidhjes së tyre është bërë një shoqe dhe pasi dolën disa herë e kuptuan se janë bërë për njëri-tjetrin.
Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, u bë zyrtarisht deputete e Kuvendit të Kosovës vjet në shkurt. Matoshi, e cila ka qenë kandidate në rradhët e Lëvizjes Vetëvendosja, ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Parlamentit dhe jo pak por mbi 10 mijë vota. Aktorja zbuloi vetëm pak kohë para fushatës, se do të përfshihej në politikë.
Por vemendja kryesore, është për jetën e saj private, pas ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhjes me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, i cili është 19 vite më i vogël se Matoshi.
Pavarësisht kritikave, nëna e katër fëmijëve e ka mbrojtur me forcë lidhjen e tyre të dashurisë, duke thënë se është shumë e lumtur krah tij. Dhe si për koiçidencë, 14 shkurti i dashurisë i solli asaj fat për të fituar mandatin e deputetes, pasi ua rrëmbeu zemrat votuesve me historinë e pazakontë të dashurisë.
Kujtojmë që Adriana Matoshi që kur nisi historinë e dashurisë me futbollistin afrikan Keith Groeneveld, u përball me një sërë kritikash në internet, të cilave ajo iu përgjigj: “Dashuria nuk është vetëm seks!”. Aktorja e njohur 41- vjeçare e nënë e katër fëmijëve, u kap mat nga paparazzi i “Prive” teksa shëtiste me 21-vjeçarin.
“Jemi shumë mirë krah njëri-tjetrit. Nuk jemi njohur më përpara, ai nuk e dinte që unë isha aktore dhe as unë s’e dija që Keith ishte futbollist. Jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit,”- deklaronte Adriana Matoshi.
Ndërsa futbollisti rrëfeu momentin kur hëngrën darkë bashkë për herë të parë.
“Është e sjellshme. Herën e parë që hëngrëm darkë së bashku folëm për shumë gjëra, për jetën e saj, jetën time, planet e së ardhmes, për synimet tona. Dhe pas asaj nate ajo më ‘kapi’”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Adriana rrëfeu edhe historinë traumatike pas divorcit nga bashkëshorti, babain e katër fëmijëve të tyre. Pasi u paragjykua për romancën e saj me një djalë më ngjyrë, aktorja foli më pas edhe për ndarjen nga ish-bashkëshorti, duke thënë se: “Periudhën sa kam qenë e martuar, isha e lumtur”.
Problemet shëndetësore kanë qenë bashkëudhëtare në jetën e Matoshit, ndërkohë që ajo është operuar dy herë nga një tumor agresiv dhe tani duket se është rikuperuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al