14 Nëntor, 2017

Deputetja socialiste tregon historinë personale: Si u preka nga kanceri i gjirit


E ftuara e radhës e emisionit të pasdites ‘Rudina’ ishte deputetja e  Partisë Socialiste Tatjana Piro e cila rrëfeu më shumë rreth jetës së saj familjare, momenteve të vështira që ka kaluar kur humbi të birin dhe vëllain në aksident tragjik dhe për herë të parë tregoi historinë frymëzuese sesi i shpëtoi kancerit.

Tatjana tregon se për ta mposhtur kancerin e gjirit, ka bërë tre operacione dhe tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Tatjana rrëfen se iu desh të mbante paruke, por që asnjëherë nuk u mposht nga sëmundja, madje në atë kohë si biznesmene e një kompanie eventesh, ishte e pranishme edhe në mbrëmjen e maturës që kompania e saj kishte marr përsipër, duke bërë edhe kimio, por edhe duke mos u shkëputur nga puna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al