5 Mars, 2022

Derbi Tirana-Partizani, mbështetja për Ukrainen dhe performanca e Stresit dhe Finem që ndezën atmosferën (Foto)


Derbi i kryeqytetit në stadiumin “Air Albania” ka nisur me një mesazh mbështetës për Ukrainën që po kalon një situatë të vështirë për shkak të ofensivës së Rusisë. “Ne jemi me Ukrainën”, ishte shkrimi që u shfaq në ekranet e mëdha të stadiumit, para se të niste ndeshja Tirana-Partizani.

finem-stresi

Para nisjes u zvillua një spektakël i shkurtër për tifozët e pranishëm në mes të fushës me dy reperat e njohur për publikun, Stresi dhe Finem.

Të dy artistët dhuruan një atmosferë të bukur për tifozët. Stresi gjatë përformancës së tij u shfaq i veshur me fanellën dhe shallin e Tiranës duke treguar kështu përkrahjen për ta. Ndërsa Finem u shfaq duke performuar së bashku me një grup vajazh të cilat ishin të veshura si nxitëse tifozesh.

WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.12 (2) WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.11 (2) WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.11 (3) WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.10 WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.09 (1) WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.09 (2) WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.08 (2) WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.08 (1) WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.08 WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.07 (1) WhatsApp Image 2022-03-05 at 20.13.07

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al