11 Mars, 2022

“Deri në fund të botës”, Xhensila Myrtezaj na emocionoi të gjithëve me dedikim prekës për Ajkën


Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Dyshja prej disa idtësh kanë udhëtuar drejt SHBA, për të kaluar disa ditë pushimesh.

Këtë herë, shoqëruesja e tyre është dhe Ajka, vajza e çiftit e cila ka vizituar edhe Disney World në Florida.

Vogëlushja shihet e veshur si Borëbardha teksa mami Xhensila është kujdesur që ajo të marrë pozat më të bukura të mundshme.

“Deri në fund të botës do vrapoj pas teje Ajka ime”, ka shkruar Xhensila krahas fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Ju rikujtojmë se para disa ditësh Xhensila u përfol gjatë në mediat rozë lidhur me një shtatzëni të mundshme pasi në fotot e fundit të publikuara në Instagram Ajka shihej teksa i prekte barkun.

Kjo çoi në aludime se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël, por këngëtarja nuk e ka pranuar ende.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al