10 Maj, 2022

“Deri në moshën 40-vjeçare, nuk e kam me ngut”/ Nga jeta private te nisja e karrierës si aktor, rrëfimi i Amos Zaharias


Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur në lidhje me jetën e tij private ndarjes së bujshme me këngëtaren Gigliola Haveriku vitin e kaluar.

Në një intervistë për “News 24”, aktori tregoi se ka vendosur që mos të rrëfejë më asgjë në lidhje me jetën e tij private, pasi prej 6 vitesh nuk i ka fshehur asgjë publikut. Ai shtoi se “realisht dëshiron të ketë një jetë të tijën personale.”

Zaharia shprehu gjithashtu se njerëzit kanë shumë dëshirë t’i fusin hundët personale në jetën e një personi publik, dhe sipas tij për këtë arsye ndiqet edhe gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard.

“Është ana private dhe njerëzit nuk e di pse kanë qejf t’i fusin hundët në gjëra personale që ndodh në jetën e një personi publik. E gjithë bota po shikon tani gjyqin e Johnny Depp me Amber Herad vetem për të kuptuar dhe për të parë detaje nga jeta e tyre përditshme. Nuk e di pse kemi këtë dëshirën, ne kemi shumë qejf të dimë sa më shumë sekrete. Unë për 6 vite i kam thënë të gjitha, jeta ime private nuk ka qenë private por ka qenë publike dhe nuk i kam fshehur asgjë shtypit rozë. Por nga tani e tutje kam vendosur që jetën time ta mbaj private dhe jo që të ngall interes te mediat por realisht për të pasur një jetë të timen private.”- tha ai në “Rrugëtim me Anilën.”

34-vjeçari foli gjithashtu në lidhje me familjen, duke theksuar se është ende i ri dhe ka ende kohë për ta ndërtuar. Sipas aktorit nuk ka një moshë fikse se kur është koha e duhur për të krijuar familje, por njeriu ka nevojë për eksperienca për të zgjedhur më mirë në të ardhmen.

“Është aty, kam kohë për të ndërtuar një familje, në sensin që një mashkull edhe në moshën 40-vjeç është akoma në kohë. Mendoj që thjesht njeriu ka nevojë për ekpseriencë për të ditur më mirë se çfarë të zgjedhë në të ardhmen. Por nuk është se kam një moshë fikse. Është një llotari që të bie, por unë me mendjen tim them se deri në moshën 40-vjeçare nuk e kam me ngut.”- rrëfeu Amos Zaharia.

Sa i përket nisjes së karrierës së tij si aktor, ai tregoi filmi “Shenjtore” mund të konsiderohet si pika e nisjes së karrierës së tij.

“Rolin e parë e kam bërë 12 vjeç por ishte një eksperiencë e pandërgjegjshme. Luaja me personazhe të rëndësishme të aktrimit por për mua ishte shumë herët për ta kuptuar nëse kjo ishte gjëja që doja. Por kur bëra filmin “Shenjtore” pashë reagimin e publikut që më shtrënguan dorën, mendova që mbase kjo mund të ishte një alternativë e imja. Pika e nisjes le të themi.”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al