Shkencëtarë nga Atalanta, të cilët kanë kryer një studim bëjnë të ditur se diferenca e madhe në moshë mes dy njerëzve ka efekte dramatike në suksesin e martesës.
Andrew Francis dhe Hugo Mialon kanë marrw në studim gjithsej 3.000 njerëz për të arritur në përfundim, ndërsa kanë zbuluar se në lidhjet ku diferenca në moshë është shumë e madhe, rreziku për divorc është më i larti.
Mund të mendoni se kjo aplikohet vetëm te çiftet që kanë një diferencë të moshës deri në 10 vjet, por kjo është e vërtetë vetëm deri në një pikë.
Çiftet e martuara të cilët kanë 10 vjet diferencë në moshë janë 39 për qind më të prirur të shkurorëzohen, ndërsa çiftet me 20 vjet diferencë në moshë kanë 95 për qind shanse të ndahen.
Në fakt, edhe 5 vjet diferencë në moshë mes individëve ka një rrezik prej 18 për qind të përfundimit të martesës.
Nëse dëshironi të keni një martesë të suksesshme, atëherë duhet të martoheni me dikë që keni vetëm 1 vit diferencë në moshë.
Kjo diferencë e moshës e ka rrezikun e divorcit vetëm 3 për qind./Psikologjia/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al