9 Qershor, 2018

Dëshironi të humbisni peshë? Ja pijet ideale që ju ndihmojnë


Keni disa kilogramë tepër dhe dëshironi t’i hiqni? Atëherë duhet të provoni disa pije të mrekullueshme dobësuese.

Siç të gjithë e dimë, trupi i njeriut përbëhet nga 75 për qind ujë që kthehet në peshë trupore. E pikërisht për tu ndjerë më të lehtë janë pikërisht pijet dobësuese që duhen konsumuar.

Këtu do ju tregojmë pijet që ndihmojnë metabolizmin tuaj, plot vitamina dhe minerale.

Shalqi dhe ujë me limon- Një fetë shalqi, tre gota me ujë me limon dhe kube akulli. I kaloni të gjitha në frulator dhe në fund shtoni copat e akullit.

Lëng portokall, limon dhe grejfruit- Një gotë me lëng portokalli të shtrydhur dhe lëngu i gjysmë limoni dhe gjysmë grejfruiti. I përzieni sa të fitoni një masë homogjene dhe pini të ftohtë ose temperaturë ambienti.

Lëng kivi dhe spinaqi- Mjafton 1 kivi, tre gjethe spinaq, 250 ml ujë dhe ëmbëltues. I kaloni të gjitha në frulator.

Lëng boronice- 250 ml ujë të ftohtë ose qumësht i skremuar dhe 150 gr boronica. I kaloni në frulator dhe mund ti pini me ose pa akull.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al