15 Mars, 2018

Dëshironin të bëheshin të famshëm e të fitonin para nga “Youtube”, 20-vjeçarja vrau të dashurin me pistoletë


Një 20-vjeçare është dënuar me 6 muaj burg, pasi qëlloi për vdekje me armë të dashurin e saj. Të gjithë këtë e bëri në kërkim të famës dhe të të ardhurave që jep “Google” për shikueshmërinë e videove në platformën “Youtube”.

BBC shkruan se Monalisa Perez dhe i dashuri i saj i ndjerë, Pedro Ruiz postonin në “Youtube” video nga përditshmëria e tyre, deri në qershor të vitit të kaluar, kur videoja e radhës shkoi keq.

Në videon e fundit, Pedro i kërkon të dashurës së tij që ta qëllojë me pistoletë në një distancë prej 30 centimetrash. Në gjoks ai kishte vendosur një libër rreth 4 centimetra të trashë dhe ishte i bindur se plumbi nuk do të depërtonte.

Por fatkeqësisht ndodhi e kundërta, pasi goditja që mori i riu, në atë kohë 21 vjeç ishte fatale. Ai ndërroi jetë pak momente pas plumbit që i depërtoi në gjoks i vrarë nga e dashura e tij, sigurisht pa dashje.

Ndërkohë sot, Monalisa Perez, 20 vjeç u dënua nga një gjykatë në Minesota me 6 muaj burg për ngjarjen e ndodhur thuajse një vit më parë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al