Shpesh herë çiftet përballen më situata të cilat i lenë gojë hapur. Këtu nuk u referohemi tradhtive apo debateve të zakonshëm, por disa kërkesave të çuditshme.
Një 22-vjeçare është gjendur e papërgatitur kur i dashuri i ka kërkuar të bëjnë seks treshe por…me një mashkull tjetër.
Tashmë vajza ka një dyshim të madh për këtë kërkesë…Lexoni letrën e plotë dërguar në adresë të rubrikës së psikologes në “The Sun”.
Letra e vajzës
“Unë jam 22-vjeçe ndërsa i dashuri im 25-vjeç. Jemi të lidhur prej një viti dhe jeta jonë seksuale ka qenë gjithmonë shumë aktive dhe interesante.
Në një bisedë me të dashurin, ne i treguam njëri-tjetrit fantazitë tona seksuale dhe ai më tha se kishte fiksim të merrnim një person të tretë për të bërë seks. U stepa…por mendova sigurisht se ai po i referohej një femre tjetër. Por e kisha gabim. Ai dëshiron që të marrim një djalë tjetër dhe të bëjmë seks treshe.
Kjo dëshirë e tij jo vetëm që nuk më pëlqen por me ka vënë në mëdyshje dhe tani kam dy dilema në kokë…është homoseksual apo më mbanë mua vetëm për seks?”
Përgjigjja e psikologes
“Së pari dua të të them që ju keni nevojë të diskutoni me njëri-tjetrin mbi këtë pjesë. Ti duhet t’i thuash se nuk të pëlqen ta provosh këtë eksperienca.
Nuk ka asnjë problem ti mendoni apo të ndani fantazitë tuaja, por në një lidhje ku njëri partner nuk dëshiron, atëherë vënia në realitet bëhet pak e rrezikshme”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al