29 Shtator, 2017

Det apo mal, cili është destinacioni juaj i ëndrrave ‘hot’?


Kur njëri preferon detin dhe tjetrin malin, gjetja e një marrëveshje mund të bëhet e vështirë. Këto janë situatat që i bëjnë pushimet pikante nga deti dhe në mal. Cili është destinacioni i ëndrrave tuaja “hot”?

Takimet “hot” (e nxehta)

Sipas sondazheve plazhi dhe diskot janë vendet më të preferuara nga ata që janë në kërkim për një flirt veror. Në det njerëzit ndjehen më të lirë, të paktën për një moment harrojnë rrobat dhe mendimet e padëshiruara, duke shijuar kënaqësinë e diellit. Lakuriqësia kthehet në normalitet, e në këtë këndvështrim netët plot pasion janë edhe më të shpeshta.

Të njëjtin pasion

Nëse ju pëlqen eksplorimi i natyrës, të ecni, etj, e keni shumë të qartë se si dëshironi ta kaloni kohën tuaj të lirë. Duke ecur krah për krah së bashku është një mundësi e shkëlqyer për të biseduar gjatë. Ku i dihet nëse pas takimit rastësor në natyrë nuk ju lind të dyve dëshira për ta thelluar njohjen duke u bërë edhe më intimë me njeri-tjetrin.

 

 

Njohjet e reja

Keni vënë re një djalë interesant? E ftoni atë për të luajtur tenis apo volejboll në plazh. Në sajë të lojës ju mund të qëndroni afër njëri-tjetrit.

 

Zona e relaksit

Sipas ekspertëve drita ndikon në bioritmin dhe influencon shikimin dhe nuhatjen, me efekte pozitive në dëshirën seksuale. Merr avantazhin e një pasditeje me diell për të shijuar momente relaksi në pishinë dhe det. Prania e ujit promovon relaksim dhe aktivizon një regjim të gjallë. Në male, pishinat në natyrë dhe liqenet janë vendi i përsosur për një hallakatje të verës.

 

 

Në ajër të pastër

Dritat e verës ndezin fantazitë seksuale. Pushime në male? Pyjet dhe malet do të jenë një mjedis i paharrueshëm për një takim dashurie. Merrni një batanije dhe bëjini një surprizë atij. Relaksohuni në një livadh duke shikuar yjet. Diçka e tillë mund të bëhet edhe në rërën e detit. /Burimi: TgCom24/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al