6 Tetor, 2017

Detaje interesante nga jeta e Kim Jong-un, ja bashkëshortja e tij misterioze


Diktatori 33- vjeçar i Koresë së Veriut Kim Jong-un, është treguar tepë diskret dhe i rezervua për jetën e tij private në mediat apo para publikut.

Por media shtetërore koreanoveriore ka identifikuar një femër e cila mësohet se është zyrtarisht gruaja e tij që prej 5 vitesh.

Media vendase e përshkroi zonjën e këndshme që shfaqej duke buzëqeshur në një foto zyrtare, si “bashkëshorten e tij, shoqja Ri Soul-ju” në 2012.

Dihet shumë pak për femrën misterioze, madje dhe mosha e saj nuk dihet saktësisht, por mendohet mes 27 dhe 32 vjeçe.

Fillimisht u mendua se ajo ishte Hyon Song-wol, liderja e një grupi muzikor në Korenë e Veriut. Ky identifikim u bë nga inteligjenca e Koresë së Jugut, por shumë shpejt media shtetërore e Koresë së Veriut tha se ajo ishte bashkëshortja e liderit.

Media të ndryshme e kanë përshkruar si një këngëtare, apo dhe shkencëtare. Daily Beast raporton se Ri është diplomuar në universitetin Kim Il-Sung, dhe po mbron doktoraturën në shkencë.

Prindërit e saj thuhet se janë profesionistë, e ëma gjinekologe në spital, dhe i ati profesor në universitet. Megjithatë, Daily Beast thotë se Ri është një këngëtare dhe që Kim Jong-un i ra në sy gjatë një koncerti shkruan opinion.al.

Madje raportimet thonë se çifti ka tre fëmijë, një i lindur në 2010-të, një në 2012-të dhe një djalë që mendohet të ketë lindur në shkurt të 2017-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al