14 Mars, 2022

Detaje nga koncerti i Malumës/ Stafi mbyll punimet e fundit, mbarojnë edhe biletat 1 mijë dollarëshe (Fotot)


 Gjithçka gati për koncertin e Maluma në Tiranës. Ylli latin do të jetë mbrëmjen e sotme për herë të parë në Tiranë, ku do të performojë prej më shumë sesa 2 orësh.

Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, tashmë po bëhen vetëm përgatitjet e fundit për skenën, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”. Ndërkohë janë bërë gati edhe hyrjet për koncertin e tij. Siç shihet edhe nga fotot, tashmë gati janë edhe vendet “Vip”, ku dhe do të ulen ata që do të marrin pjesë në turin “Papi Juancho”.

Për koncertin e sotëm janë shitur të gjitha biletat, madje edhe biletat prej 1 mijë dollarësh, ku çdokush që e blen ka dhe mundësinë të takojë nga afër këngëtarin kolumbian.  Bileta për të ndjekur Malumën live kushtonin 6 mijë lekë në rreshtat e parë, dhe 4.500 lekë në reshtet e mbrapme. Do të jetë Elgit Doda dhe Ronela Hajati ato që do të hapin koncertin e tij, për t’i lënë më pas vendin performancës së Malumas. Mbrëmja e sotme vjen pasi ky event ishte anuluar dy herë, për shkak të pandemisë.

Këtë herë ishte vetë artisti që konfirmoi prezencën e tij në Tiranë. Madje pak ditë më parë, nëpërmjet një videoje, Maluma ka përshëndetur Tiranën dhe të gjithë fansat ku i rikujton të mos mungojnë në koncertin e tij. “Si jeni njerëz, Tirana, unë jam Maluma baby, mos mungoni më 14 mars në “Papi Juancho Tour”, shihemi atje”- ka thënë ai në videon e publikuar.

Juan Luis Londoño Arias, i njohur profesionalisht si Maluma, i lindur më 28 janar 1994, është një këngëtar, kompozitor dhe aktor kolumbian. I lindur dhe i rritur në Medellín, ai zhvilloi një interes për muzikën në moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Ai publikoi albumin e tij debutues, ‘Magia’, një vit më vonë në 2012.Megjithatë, albumi i tij përparimtar ishte ‘Pretty Boy’, ‘Dirty Boy’ i vitit 2015 , i cili çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë. Ai publikoi ‘FAME’ në 2018, për sukses të mëtejshëm në industrinë e muzikës. Artisti e ndoqi suskesin me këngën ‘11:11’ në 2019, dhe ‘Papi Juancho’ në 2020.Kënga e tij ” Haëái ” arriti të klasifikohej e treta në ‘Billboard Global 200’ dhe u bë  kënga e parë numër një në ,BillboardGlobal’. Muzikalisht, këngët e Maluma-s janë përshkruar si reggaeton , trap latin dhe pop .

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al