9 Prill, 2022

Detaje të reja nga dasma luksoze/ Pas martesës Brooklyn Beckham do të marrë mbiemrin e Nicola Peltz?


Për të treguar përkushtimin ndaj nuses së tij Nicola Peltz, Brooklyn Beckham do të marrë së shpejti mbiemrin e saj si mbiemrin e tij të mesëm, sipas Page Six.

Sapo të martohet, kuzhinieri 23-vjeçar thuhet se do të quhet Brooklyn Joseph Peltz Beckham.

“Brooklyn është kokë e këmbë për Nicola, kjo është një shenjë e madhe e përkushtimit të tij ndaj saj dhe dashurisë së tij për të”, tha një burim për The Sun.

Beckham gjithashtu ka bërë disa tatuazhe dedikuar saj, duke përfshirë  sytë e saj në pjesën e pasme të qafës së tij , një  shënim dashurie nga “gruaja e tij e ardhshme”, apo edhe emrin e gjyshes së  saj të ndjerë.

Ndërkohë, aktorja e “Transformers: Age of Extinction” bëri tatuazh emrin e burrit të saj të ardhshëm në shpinë.

Çifti do të martohet në Palm Beach, në një ceremoni shumë milionëshe ku do të marrin pjesë yje si Roço Ritchie, Gigi Hadid, Nicole Richie, Elizabeth Hurley, agjenti sportiv Dave Gardner dhe Tom Brady dhe Gisele. Bündchen.

Sigurisht, prindërit e dhëndrit, Victoria dhe David Beckham, do të jenë të pranishëm, si dhe prindërit e Peltz, Claudia dhe babai miliarder, Nelson Peltz, i cili do të presë festën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al